Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Temperaturat e larta, reagon IKSHPK duke bërë thirrje për kujdes – këto janë këshillat

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 08:25
Temperaturat e larta, reagon IKSHPK duke bërë thirrje për kujdes – këto janë këshillat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që sot të ketë kujdes nga temperaturat e larta.

Nga ISHPK kanë dhënë udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e lart.

“Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Më poshtë gjeni veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur sipas IKSHPK:

Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë).

Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit.

Kujdesi për grupet e cenueshme:

Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).

Në rast emergjence: Kontaktoni mjekun më të afërt ose telefononi 194.

Më shumë nga Lajme

  • 10:36Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij
  • 10:11Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale
  • 09:58Shqetësoi ish-bashkëshorten, burri përfundon në mbajtje në Leposaviq
  • 09:49I plagosuri rëndë në Gjilan, QKUK: Vazhdon trajtimin në Intensivë
  • 09:36Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin