E Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve.
“Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjat disa ditë rresht”.
“Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, tha Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.