Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 20:36
Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

Pasditen e sotme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, janë regjistruar momente tensioni gjatë protestës së studentëve, aktivistëve dhe qytetarëve para godinës së Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, kapsolla dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të forcave të policisë.

Policia është përgjigjur ndaj këtyre veprimeve duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Situata është përshkallëzuar më tej kur një dron i policisë është rrëzuar mbi protestuesit. Në vijim, forcat e rendit kanë nisur shpërndarjen e turmës duke përdorur sërish gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga bulevardi kryesor, duke u shpërndarë në grupe të vogla nëpër rrugët dytësore të kryeqytetit. Kjo ishte dita e 19-të e protestës, e cila kishte nisur fillimisht para Ministrisë së Arsimit.

Gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, janë shënuar përplasje të ngjashme me forcat e rendit. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, Partia Demokratike po zhvillon sot një protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore. Ky organizim po zhvillohet pavarësisht faktit se, më herët, studentët kanë kundërshtuar përfshirjen e militantëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike në protestat e tyre

protestuesitkanëkryeministrisë

Të ngjashme

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

20:15
Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

19:10
Nichi hedh akuza ndaj Anjezës se e kanë larguar nga puna – Ja si reagoi ajo

Nichi hedh akuza ndaj Anjezës se e kanë larguar nga puna – Ja si reagoi ajo

17:43
“Drejtësi për Arlindën”/ Protestuesit marshojnë drejt qeverisë

“Drejtësi për Arlindën”/ Protestuesit marshojnë drejt qeverisë

17:31

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë
  • 20:42ASK publikon të dhënat: Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë shënojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026
  • 20:39Ish-kryeministri britanik: Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë në SHBA-në për mbrojtjen e saj
  • 20:23Tragjedi në Shqipëri: Rrotullohet automjeti, vdes një shtetas nga Kosova, lëndohet vëllai i tij
  • 20:05Figura publike bëhen bashkë për Arlindën, kërkojnë drejtësi për gratë