30 ditë i është caktuar masa e paraburgimit ndaj Mahmut Hoxhajt, i dyshuar për plagosjen e dy personave të premten në Pejë.
Gjykata Themelore e Pejës ka marr vendim ndaj Hoxhajt me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Gjykata ka marr këtë vendim me qëllim të pengimit të përsëritjes së veprës penale e cila ka mbetur në tentativë.
“…vlerëson se me lënien e të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, duke marr parasysh rrethanat dhe mënyrën në të cilën është kryer vepra penale për të cilën dyshohet, përkatësisht faktin se i pandehuri veprën penale për të cilën dyshohet se e ka kryer ndaj të dëmtuareve pasi që i pandehuri i kishte pritur viktimat derisa kanë dal nga qendra e paraburgimit, kishte gjuajt në ta me dy armë të gjata, edhe pasi vetura është përplasur në rrethoja, ai prapë kishte vazhduar për të gjuajt, po ashtu kishte marrë armën nga toka për të vazhduar gjuajtjet por ishte has në Policinë e Kosovës, kjo tregon për qëllimin dhe vendosmërinë e tij në kryerjen e veprës penale si dhe duke marrë parasysh faktin bazuar në informacionet e personit Mahmut Hoxhaj, i cili nga data baza e Policisë së Kosovës rezulton të jetë i përfshirë në 43 raste penale, prej të cilave si i dyshuar në 25 raste të ndryshme” thuhet në vendim.