Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Bergamo

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 22:13
Tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Bergamo

Një shqiptar 37-vjeçar është arrestuar në Bergamo, Itali, pas pesë muajsh arratisjeje, për një grabitje të dështuar në shtëpinë e një 85-vjeçari.

Ngjarja kishte ndodhur në tetor 2025 në Arzago d’Adda, ku ai dhe një bashkëpunëtor u kapën në flagrancë duke tentuar të hapnin derën e banesës së të moshuarit.

Gjatë ndërhyrjes së karabinierëve, situata degjeneroi në një përplasje të dhunshme. Dy të dyshuarit përdorën sprej irritues dhe mjete të forta, duke plagosur rëndë një efektiv, i cili përfundoi në spital me nofull të thyer, traumë në kokë dhe dëmtime që kërkuan 30 ditë mjekim.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij u arrestua menjëherë, 37-vjeçari arriti të arratisej. Pas hetimeve intensive dhe analizimit të kamerave të sigurisë, policia e lokalizoi dhe e arrestoi në banesën e tij, ku iu gjetën bizhuteri ari dhe një armë elektrike e mbajtur në mënyrë të paligjshme.

I njohur për precedentët e mëparshëm dhe nën një masë alternative, ai u dërgua në burgun e San Vittore, ndërsa ndaj tij janë shtuar edhe akuza të tjera.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona