Policia e Kosovës, ka njoftuar se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të njëjti dyshohen se tentuan të përvetësonin/shesin parcelën në vlerë mbi 1.5 milionë euro.
Në njoftim shtohet se, të dyshuari. M.T mashkull serb, L.SH mashkull serb, dhe M.R mashkull kosovar, përmes veprimeve të kundërligjshme, falsifikimin e dokumenteve të Serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë, kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Njoftimi:
Tentuan ta përvetësonin/shesin parcelën në vlerë mbi 1 milion e 500 mijë euro, dërgohen në mbajtje tre persona
Prishtinë, 17 korrik 2026
Policia e Kosovës, me njësitet e sajë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë, përmes veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prova të cilat dëshmojnë se, të dyshuarit M. T (m/serb), L. Sh (m/serb), dhe M. R (m/k), përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve të serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë), kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës.
