Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi bregun jugor të Kalifornisë të shtunën në mëngjes, rreth 3.7 milje në perëndim-jugperëndim të Manhattan Beach.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit, në një thellësi prej rreth 7.6 miljesh, shkruan CNN
“Aktualisht nuk ka raportime fillestare për dëme strukturore ose lëndime”, tha zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Lyndsey Lantz.
