Melihate Tërmkolli ka kritikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve për “Listën serbe”, duke e cilësuar këtë akt si të dëmshëm për sigurinë e Kosovës.
.Ajo thekson se ky veprim është kundër interesave të Kosovës, pasi Lista Serbe është pranuar të mbajë zgjedhje sipas ligjeve të Kosovës dhe çertifikimi i rezultateve nuk mund të ndahet sipas përkatësisë etnike.
Tërmkolli akuzon partitë politike si VV, PDK, LDK dhe AAK se po përshpejtojnë ndarjen e Kosovës dhe federalizimin e saj, duke e quajtur këtë një akt patriotik për Serbinë, por jo për shqiptarët dhe Kosovën.
Postimi i plotë: Mosvotimi i rezultatit të zgjedhjeve për “Listen serbe” nga KQZ është akt i rëndë për sigurinë e Kosovës. Nuk është kundër kësaj liste as kundër Serbisë por direkt kundër interesave të Kosovës.
E para, sepse kjo listë është lejuar dhe pranuar të mbajë zgjedhje. E dyta sepse zgjedhjet në Kosovë, pra edhe për “Listen serbe” janë mbajtë sipas ligjeve të Kosovës e jo të Serbisë.
