Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tërnava bën thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 gushtit

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 16:51
Tërnava bën thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 gushtit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati.

Myftiu Tërnava falënderoi Gucatin për vizitën dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e OVL të UÇK-së në ruajtjen e vlerave të luftës së ushtrisë tonë të lavdishme dhe kultivimin e këtyre vlerave te brezat që vijnë për të mbrojtur këtë trashëgimi të shtrenjtë të kombit.

Nga ana e tij, z.Hysni Gucati falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë luftës së fundit dhe sakrificën e imamëve dëshmorë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojte të lirisë dhe atdheut.

Gjatë takimit u diskutua edhe për protestën paqësore të organizuar nga OVL e UÇK-së, të cilën Myftiu Tërnava e mbështeti dhe e përkrahu dhe me këtë rast ftoi besimtarët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë paqësore, për t’i dalë zot vlerave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje e përkrahje të dhe krerëve të saj, të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta paqësore do të mbahet më 7 gusht në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

BIK

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje