Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Thellësisht i tronditur”, Rama solidarizohet me Gjermaninë pas sulmit në Berlin

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 14:04
“Thellësisht i tronditur”, Rama solidarizohet me Gjermaninë pas sulmit në Berlin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të rëndë në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja tragjike dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.

Ai theksoi se urrejtja, dhuna dhe ekstremizmi nuk mund të tolerohen në asnjë formë, pasi sipas tij ato cenojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve, por edhe vlerat themelore të demokracive.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, pavarësisht formës që marrin. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat mbështeten demokracitë tona”, shkroi Rama.

Kryeministri bëri thirrje për unitet dhe vendosmëri në përballjen me fenomene të tilla, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë në këto momente të vështira”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 14:53Peci i përgjigjet Ramës për protestën e 1 shtatorit: Mos fol në emër të të gjithëve
  • 14:51Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje
  • 14:43Vrasja e turistit në Ksamil: Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie
  • 14:42Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç
  • 14:41Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni