Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thellohet humbja e Fetah Paçarizit, i hiqen edhe mbi 700 vota tjera

GD
Gazeta Demos23 janar 2026 në 11:04
Thellohet humbja e Fetah Paçarizit, i hiqen edhe mbi 700 vota tjera

‘Qendra’ e manipulimeve me votat e 28 dhjetorit po del të jetë Prizreni. Kjo komunë është veçuar si rasti më ekstrem, që e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendos për rinumërim total në gjithë vendin.

Kandidati që deri më tash ka pasur më së shumti mospërputhje është Fetah Paçarizi i PDK-së, të cilit i janë hequr edhe më shumë vota – ndërsa procesi i rinumërimit ka mbërritur në gati 50% në nivel vendi.

Aktualisht, bazuar në të dhënat e KQZ-së, Paçarizit i janë hequr edhe mbi 700 vota të tjera. Pra nga përditësimet e kaluara, kur kishte 6 mijë e 28 vota më pak, tashmë ky numër është rritur.

Vet kandidati kishte reaguar pas këtyre zhvillimeve që kanë bërë bujë javët e fundit, duke e cilësuar situatën si serioze dhe shqetësuese. Ai kishte kërkuar rinumërim të plotë, me arsyetimin se vetëm transparenca mund të qartësojë çfarë ka ndodhur dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.

“Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore,” kishte shkruar ai para disa ditësh, duke insistuar se çdo parregullsi duhet të sqarohet deri në fund dhe secili person përgjegjës duhet të përballet me ligjin.

Fetah Paçarizi

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Digjet plotësisht një automjet në Shqipëri, flakët përfshijnë edhe kullotat
  • 16:45Dogana e kap ‘mat’ shoferin e autobusit Gjermani–Kosovë, i zbulon 63 mijë euro të padeklaruara
  • 16:42Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
  • 16:38Tahiri: Besoj se drejtësia do të triumfojë dhe çlirimtarët do të lirohen
  • 16:38Sadiku: Vetëvendosje po e bllokon Kuvendin për ta çuar vendin në zgjedhje më 27 dhjetor