Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Themelimi i institucioneve, Kajtazi: Të presim kthimin e Kurtit nga Greqia

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 21:34
Themelimi i institucioneve, Kajtazi: Të presim kthimin e Kurtit nga Greqia

Në Rubikon të Klan Kosovës është diskutuar rreth temës së cilat parti mund t’i themelojnë institucionet, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, që pritet të certifikohen në ditët në vazhdim.

Pavarësisht, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare, procesi është në fazën e ankesave në shtyllën e fundit të gjyqësorit, që është Gjykata Supreme.

Edhe pse procesi është krejt në fund, partitë politike ende nuk kanë lëvizur rreth diskutimeve eventuale për themelimin e institucioneve të reja.

Lidhur me këtë, opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se pikërisht në këtë preriudhë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ndodhet në Greqi.

Ai ka ironizuar se për çështjen e themelimit të institucioneve, duhet të pritet kthimi i Kurtit nga shteti grek.

“Ta presim Kurtin derisa të kthehet nga Greqia. Të pushojë disa ditë, të marrë pjesë në ato forumet socialiste-komuniste të tyre, që mbledhen herë në Kretë e herë në një ishull tjetër. Dhe, kur të vije ai do të shohim se si do t’i bëhet çare kësaj pune”, ka thënë Kajtazi. Megjithatë, ai ka shtuar se Kurti nuk pritet të ndryshojë qasje.

“Kurti nuk e ka në plan të ndryshojë asgjë nga ajo që ka ndjekur deri më tash. Kanë dalë dy parti politike që vetofrohen ndërsa ai as nuk flet e as nuk i fton.”, ka deklaruar Kajtazi.

Vehbi Kajtazi

Më shumë nga Lajme

  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së