Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet E.H., i cili dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, pas një incidenti me thikë që ndodhi në Rahovec.
Vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës 22:30, pranë lokaleve “C.B.” dhe “N.Q.B.” në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit. I dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesë vitale të trupit.


