Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të sigurojë institucione funksionale, në mënyrë që të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Përmes një postimi në platformën X, Parlamenti Evropian theksoi se një legjislaturë dhe një qeveri funksionale janë thelbësore për ecjen përpara të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe për mbështetjen e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE si vend kandidat potencial.
