Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Time Kadriaj i reagon deputetes së LVV-së: Kur Aridan Gjini e ka kapur pushkën, ju s’e keni ditë ku është vija e frontit

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 16:47
Time Kadriaj i reagon deputetes së LVV-së: Kur Aridan Gjini e ka kapur pushkën, ju s’e keni ditë ku është vija e frontit

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të një deputeteje të VV-së, e cila kishte bërë krahasime që, sipas saj, cenojnë figurat e luftës dhe vlerat e lirisë së Kosovës.

Kadrijaj tha se është e dhimbshme të shihet, siç u shpreh ajo, niveli i ulët i diskursit politik, duke e cilësuar të papranueshme çdo përpjekje për të bërë paralele mes nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, dhe Serbisë.

“Kur Ardian Gjini dhe djemtë e vajzat më të mira të këtij vendi ia kthyen pushkën Serbisë, shumë prej jush as nuk e kanë ditur ku është vija e frontit. Nëse Ardiani nuk flet për luftën, e bën sepse është njeri me parime dhe nuk e përdor gjakun as kur ju e përdorni krejt makinerinë propaganduese kundër tij”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka shtuar se përdorimi i gjuhës ndarëse, sipas saj, po e dëmton Kosovën më shumë se çdo gjë tjetër, duke theksuar se problemet politike nuk mund të mbulohen me sulme ndaj figurave të luftës.

“Nuk fshihet dështimi i qeverisë duke hedhur baltë mbi luftëtarët e lirisë. Ardian Gjini e ka dëshmuar veten atëherë kur duhej guxim, e jo me postime në Facebook sot”, ka deklaruar ajo.

Kadrijaj ka kërkuar ndaljen e, siç e quajti ajo, “lojërave të ulëta politike” dhe kthimin e debatit në nivel institucional e dinjitoz.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 21:12Agron Statovci kërkon falje dhe tërhiqet nga komentet për Ganimete Musliun
  • 21:06Gashi i LDK-së: Ky është fillimi i fundit politik të Kurtit
  • 20:45Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis
  • 20:31GazetaDemos sjell rrëfimet e grave nga Burgu i Lipjanit: Veprat, jeta pas katër mureve dhe shpresat për të ardhmen
  • 20:31Varret masive në Zubin Potok -Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë