Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i është nënshtruar vullnetarisht testit që dëshmon përdorimin ose jo të drogës.
Ajo tha se me këtë veprim synon të japë shembull dhe të ngritë vetëdijen lidhur me përdorimin e substancave narkotike. Ky proces u krye mëngjesin e së hënës në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rezultatet janë publikuar rreth orës 13:00, duke konfirmuar se deputetja ka rezultuar negative në testin për përdorim droge.
Pas përfundimit të testimit dhe publikimit të rezultateve, Kadrijaj tha për Kosovapress, se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë edhe për zyrtarët publikë.
Deputetja e zgjedhur, që është politikanja e dytë e cila i nënshtrohet narko-testit, pas Burim Ramadanit, që e mori iniciativën, propozoi që testimi të rregullohet me ligj dhe të bëhet i detyrueshëm në institucione, por edhe në sistemin arsimor.
