Afaristi Petrit Kllokoqi, ka folur për suksesin e jashtëzakonshëm, duke arritur të ngjitet në majën më të lartë në botë, Mount Everest.
Kllokoqi tha se ai është kthyer të dielën në Kosovë, ndërsa shtoi se i duhen rreth tre muaj për t’u kthyer në normalitet.
Sa i përket rrezikshmërisë dhe ndjenjës së pendimit, Kllokoqi tha se këto mendime nuk i shkuan në mendje.
“Oksigjeni na mundonte, dhe filluam t’i bënim pyetje vetes, a ia ka vlejt?”, tha Kllokoqi.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se gjatë kësaj ekspedite, dy persona kanë humbur jetën, teksa theksoi se disa të tjerë u përballën edhe me humbjen e gjymturëve.
“Zakonisht, kështu ka shumë. Në 2014 kanë humbur jetën 20 persona, vjet po ashtu kanë humbur jetën disa persona. Është akull, shkëmbinj. Duke ecur veç të këputen”, tha ai.