Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dr. Arber Tolaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e sektorit të shëndetësisë në Kosovë, duke theksuar se sistemi po përballet me sfida të mëdha, përfshirë ikjen e mjekëve dhe infermierëve, listat e gjata të pritjes për pacientët dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore.

Tolaj tha se këto probleme po rëndojnë çdo ditë jetën e qytetarëve dhe buxhetin e familjeve kosovare, duke vlerësuar se sektori ka nevojë për ndërhyrje urgjente.