Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Totaj: Pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 20:03
Totaj: Pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta

“Pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta”, tha kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj teksa iu referua vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Totaj në Gazeta Express ka folur për qeverisjen e tij lokale në Prizren dhe akuzat e bëra nga opozita për pushtetin e tij lokal.

Njeriu që drejton komunën më të madhe të udhëhequr nga PDK-ja, ka qëndrime edhe për çështje nacionale, duke thënë se aksionet e PDK-së për konstitumin e institucioneve do të vazhdojnë, intensifikohen dhe masivizohen.

Ndërsa, i ka thënë PO idesë së kryetarit Përparim Rama që komunat të protestojnë para Qeverisë në detyrë për shkak të pretendimeve që ato po bllokohen nga ekzekutivi.

Pyetje: Tashmë gati keni konsumuar vitin e parë të mandatit të ri 4-vjeçar, a ka nisur realizimi i premtimeve në fushatë, nëse po cilat projekte kanë filluar?

Shaqir Totaj: Disa nga projektet që kanë qenë në vijim po i afrohen fazës finale, ndër to më i rëndësishëm është projekti i teleferikut për Kala, i cili është vonuar për shkak të një kontesti rreth pronës ku do të ndërtohet.

Projektet tjera të rëndësishme që i kemi përmendur si ndërtesa e re e Komunës, parkingjet në disa lokacione, kolektori i ujërave të zeza, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijes etj., janë në pritje të një situate më të mirë ekonomike.

Pyetje:Me çfarë sfida përballet Komuna e Prizrenit për shkak të Qeverisë së Albin Kurtit, keni theksuar disa herë se ka bllokim nga qeveria?

Shaqir Totaj: Qeveria përmes përmbaruesit në emër të kontratës kolektive e ka dëmtuar Komunën me 42 milionë euro që nga viti 2022 e vetëm gjatë vitit 2026 na janë marrë afër 20 milionë euro.

Na janë marrë kompetencat për inspektim sanitar, inspektim të tregut, inspektim të ambientit.

Na është marrë kompetenca e rekrutimit të stafit për Komunën e Prizrenit.

Po tentohet të gjitha komunave t’iu merren 100% e pronave që do të shkaktonte pasoja serioze deri në mosfunksionim të komunave.

Pyetje:Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka lajmëruar se komunat do të protestojnë për shkak të bllokimeve të vazhdueshme nga Qeveria Kurti, a do të jeni pjesë e organizimeve të kësaj proteste?

Shaqir Totaj: Unë kam qenë ndër inicuesit e idesë për protestë në kuadër të AKK dhe po marrim pjesë.

Pyetje:Si e shini polarizimin në shoqërinë kosovare, kushtetutshmërinë dhe zhvillimet e tensionuara në Kosovë, cila është rrugëdalja nga kjo situatë?

Shaqir Totaj: Është pasojë e një qasjeje të papërgjegjshme të VV & Kurti që pretendojnë të implementojnë modelin Parti – Shtet ose e kundërta.

Rrugëdalja është kthimi tek logjika e themelimit e pastaj e zhvillimit të institucioneve demokratike përmes metodave demokratike ku padyshim bën pjesë edhe protesta si formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe kërkesave dhe kjo pasi që VV & Kurti i kanë paralizuar institucionet qendrore.

Pyetje:Opozita në Prizren ju akuzon që disa projekte kanë filluar fare (pretendimet janë për Qendrën Mjekësore Familjare, Biblioteka e Qytetit, Zona Industriale, etj.) e po ashtu ka akuza edhe për nepotizëm?

Shaqir Totaj: QKMF 2 është në fazën finale dhe arsyeja pse nuk është finalizuar është mungesa e mjeteve për arsyet që i përmenda më lartë. Njëjtë vlen edhe për bibliotekën, mjetet që janë planifikuar janë marrë me përmbarues dhe tani presim kohë më të mira financiare për të vazhduar.

Opozita në Prizren, pra VV zakonisht akuzojnë për çkado që ndodhë, kështu edhe për nepotizëm. Me rëndësi është se asgjë nuk bëhet në kundërshtim me ligjin.

Pyetje:Kanë mbetur më pak se një muaj deri te vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, çka prisni?

Shaqir Totaj: Personalisht dhe jo vetëm unë: I besojmë drejtësisë ndërkombëtare por megjithatë besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve dhe presim lirimin e tyre.

Pyetje:Si do të ndikojë vendimi brenda PDK-së sipas jush?

Shaqir Totaj: As PDK e as Kosova pas datës 16 Shtator nuk do të jetë e njëjtë.

Pyetje:Institucionet nuk janë formuar akoma, si i shihni aksionet e PDK-së kundrejt Albin Kurtit?

Shaqir Totaj: Aksionet nuk janë kundër askujt personalisht, por janë për largimin e pengesave që nuk po lejojnë formimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës. Aksionet do të vazhdojnë dhe intensiteti dhe masoviteti i tyre veç sa do të rritet.

totajpdk-jashtatorit

Të ngjashme

Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë

Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë

17:26
PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, i bashkohen edhe përfaqësues nga Prishtina

PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, i bashkohen edhe përfaqësues nga Prishtina

08:03

Më shumë nga Lajme

  • 21:09​Admirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete
  • 21:00Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
  • 20:54Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
  • 20:38Lirim Mehmetaj reagon pas dokumentit të Shehollit: Asnjë besimtar të mos intimidohet, kombet më të arrira janë fetare
  • 20:37Vdes këmbësori i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë-Podujevë