Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Trafikonin kokainë nga Belgjika drejt Anglisë – shkatërrohet organizata dhe arrestohen disa shqiptarë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 15:26
Trafikonin kokainë nga Belgjika drejt Anglisë – shkatërrohet organizata dhe arrestohen disa shqiptarë

Gjashtë persona, mes tyre shtetas shqiptarë, janë arrestuar në Belgjikë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një organizate kriminale që dyshohet se trafikonte kokainë nga porti i Anversës drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 25 milionë euro nga aktiviteti i paligjshëm. Hetimi nisi në mesin e këtij viti, pasi autoritetet belge siguruan informacione për aktivitetin e një organizate të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e kokainës. Sipas Prokurorisë, droga mbërrinte përmes portit të Anversës dhe më pas magazinohej për periudha të shkurtra në apartamente me qira në qytetin e Anversës dhe zonat përreth. Këto ambiente merreshin përmes platformave online të rezervimit dhe përdoreshin për ripaketimin e lëndës narkotike.

Më pas, kokaina vendosej në çanta sportive dhe transportohej me kamionë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë hetimeve, autoritetet arritën të identifikonin rreth 21 transportime të dyshuara droge. Gjashtë prej tyre u ndaluan gjatë operacioneve të zhvilluara në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku u sekuestruan gjithsej 773 kilogramë kokainë dhe 40 kilogramë heroinë. Një nga sekuestrimet më të rëndësishme u regjistrua më 13 korrik, kur dogana franceze zbuloi 215 kilogramë kokainë të fshehura në një kamion që kishte si destinacion qytetin e Leedsit në Angli. Sipas përllogaritjeve të hetuesve, organizata dyshohet se ka përfituar rreth 25 milionë euro nga trafiku i drogës.

Gjashtë të arrestuar, mes tyre shqiptarë dhe rumunë

Në kuadër të fazës së fundit të operacionit, Policia Federale Gjyqësore e Anversës, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe Europol-in, zhvilloi shtatë kontrolle banesash, katër prej të cilave në Belgjikë. Si rezultat, u arrestuan gjashtë persona, me shtetësi shqiptare dhe rumune, të moshave nga 25 deri në 38 vjeç.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 21 blloqe kokainë, materiale për paketimin e drogës, një makinë për numërimin e parave, një sasi kanabisi të përgatitur për shitje, pajisje për ngritjen e një plantacioni kanabisi, dokumente identiteti të falsifikuara dhe një shumë parash cash. Tashmë pritet që gjyqtari hetues të vendosë nëse gjashtë të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim. Prokuroritë e Anversës dhe Flandrës Lindore, së bashku me Policinë Federale Gjyqësore, kanë vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet portuale dhe operatorët e terminaleve për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës.

kokainëdrejtorganizata

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Nesër varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani
  • 15:24Mbi 60 mijë euro dëme nga vjedhjet në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar – sekuestrohen ari, para dhe armë
  • 15:23Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
  • 15:14Kurti thotë se nuk ka avancuar asnjë familjar të tij në institucione: As vëllezërit e as prindërit nuk kanë ardhur në zyrën time
  • 15:13Vlora Çitaku kërkon falje dhe zotohet se iniciativën për Specialen do ta çojë deri në fund