Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 15:01
Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur kantonin St. Gallen në Zvicër. Një babai 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit të tij vetëm dy vjeç e gjysmë, para se të kryente vetëvrasje me të njëjtën armë zjarri.

Alarmi u ngrit nga nëna e fëmijës, e cila jeton e ndarë nga babai. Ajo denoncoi në polici faktin se ish-partneri nuk ia kishte kthyer djalin në orarin e caktuar sipas marrëveshjes, çka nxiti menjëherë një operacion të gjerë kërkimi nga autoritetet zvicerane.

Aksioni i policisë përfundoi me gjetjen e trupave të pajetë të babait dhe fëmijës brenda një objekti akomodimi në qytetin e Wattwilit, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Sinjali.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë ngritur dyshimet se 33-vjeçari e ka qëlluar djalin me pistoletë dhe më pas ka kthyer armën nga vetja. Dy viktimat janë shtetas të Kroacisë, me vendbanim në kantonin e St. Gallenit.

Prokuroria kantonale tashmë ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

rëndëdjalintragjedi

Të ngjashme

Quni flet për djalin që u bë ushtar në Kroaci: Ka guxim dhe karakter të fortë

Quni flet për djalin që u bë ushtar në Kroaci: Ka guxim dhe karakter të fortë

22:52

Më shumë nga Lajme

  • 09:57Limani pesimist për ndryshimin e qasjes së Serbisë ndaj të zhdukurve, kërkon hapjen e arkivave
  • 09:56Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë
  • 09:30Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut
  • 09:25Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga
  • 08:52Iu përkeqësua gjendja në QKMF-në e Klinës, vdes gruaja që u dërgua në Pejë - Policia nis hetimet