Një djalë 1-vjeçar humbi jetën pasi koka e tij mbeti e bllokuar pas një pasqyre në një çerdhe, ndërsa punonjësit dyshohet se ishin duke festuar ditëlindjen e drejtoreshës.
Abdoulaye Dieng ndërroi jetë nga asfiksia, pasi koka e tij mbeti e bllokuar mes një pasqyre dhe një shufre metalike sigurie në çerdhen Luz do Bras, në qytetin brazilian të Sao Paulo.
Sipas raportimeve, vogëlushi ndodhej në dhomën e lojërave kur koka i mbeti e ngecur mes pasqyrës dhe një shufre metalike. Ai dyshohet se u përpoq të çlirohej për rreth gjashtë minuta, derisa punonjësit u kthyen dhe e kuptuan çfarë kishte ndodhur.
Rreth orës 09:20 të 22 korrikut, stafi i çerdhes iu afrua policisë ushtarake duke e mbajtur fëmijën në krahë. Ai u dërgua me urgjencë në Njësinë e Kujdesit Emergjent në Mooca, ku mjekët vetëm sa konstatuan vdekjen e tij, shkruan Mirror , transmeton Klankosova.tv.
