Një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare në Mal të Zi dhe më pas ka qëlluar veten, raporton Vijesti .
Sipas këtij medium, Z.D pas një grindje, fillimisht sulmoi gruan e tij dhe më pas e mori vajzën dhe iku.
Babai i 34-vjeçarit më pas ka raportuar në Polici se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin Golija, rreth 50 kilometra nga Nikshiqi dhe se me shumë mundësi bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.