Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në Shtime – 3-vjeçari humb jetën pasi u ngulfat me një copë mishi

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 13:10
Tragjedi në Shtime – 3-vjeçari humb jetën pasi u ngulfat me një copë mishi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shtime, ku një fëmijë vetëm 3-vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat me një copë mishi.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes, derisa ata po përgatitnin një grill. Në një moment, fëmija dyshohet se kishte marrë një copë mishi, e cila i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Familjarët kanë tentuar menjëherë t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime. Mjekët kanë arritur ta largojnë copën e mishit nga rrugët e frymëmarrjes, por fëmija kishte mbërritur pa puls dhe pa shenja jete.

Më pas ai është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj, ku ekipet mjekësore kanë vazhduar përpjekjet për reanimim, por pa sukses. Në orën 19:40 është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia dhe njësitë e forenzikës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim./Sinjali

Më shumë nga Lajme

  • 20:39Flamuri i UÇK-së vendoset në stadiumin "Nagyerdei Stadion"
  • 20:30MINT: Hyrja në fuqi e Marrëveshjes Kosovë–EFTA, hap i rëndësishëm për ekonominë
  • 20:22Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe
  • 20:21I dëmtuari thotë se i dërgoi Shehollit rreth 200 mijë euro pas shantazhit për publikimin e një videoje
  • 19:55Wesley Clark “shpërthen” ndaj Gjykatës Speciale: Mjaft më, ktheni Thaçin dhe të tjerët në Kosovë