Dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës dje në Gjakovë. Ata ranë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.
Lidhur me rastin tragjik, sot ka reaguar edhe Avokati i Popullit, në reagimin e këtij institucioni, thuhet se këto ngjarje tragjike janë tregues i qartë i gjendjes alarmante që mbizotëron në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe pasojë e mungesës së zbatimit efektiv të standardeve ligjore të përcaktuara për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të. Këto raste janë tregues se gjendja me respektimin e të drejtave të të punësuarve, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, vazhdon të jetë e brishtë.
“Avokati i Popullit, në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, në vazhdimësi ka adresuar shqetësimet në lidhje me këtë çështje. Në raportin Ex officio Nr. 252/20211, të publikuar në shkurt 2024, është theksuar se prej vitit 2004 deri më 2021, janë evidentuar 232 vdekje të punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës ose si pasojë e kushteve të punës. Përkundër faktit që ky raport ka përfshirë rekomandime të qarta dhe të zbatueshme, autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për përmirësimin e gjendjes”, thuhet në reagim.