Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjike: Vritet nga ish-bashkëshorti 29 vjeçarja me origjinë shqiptare

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 07:53
Tragjike: Vritet nga ish-bashkëshorti 29 vjeçarja me origjinë shqiptare

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur Kanadanë, ku një grua me origjinë shqiptare u vra nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 29 vjeçaren Savannah Kulla.

Rasti tragjik ka ndodhur pasditen e së martes në një parking në qytetin Brampton, në zonën Airport Road dhe Queen Street.

I dyshuari i identifikuar si Anthony Deschepper, pasi e kishte qëlluar ish-gruan e tij e rrëmbeu vajzën e tyre njëvjeçare, për çka menjëherë u alarmuan autoritetet kanadeze duke vënë në funksion “Amber Alert”, një sistem urgjent njoftimi që përdoret për rastet e rrëmbimit të fëmijëve.

Foshnja u gjet më pas e sigurt, pasi ai e kishte lënë pranë të afërmve në rajonin e Niagara-s.

38 vjeçari u vra më pas nga policia mëngjesin e së mërkurës, gjatë përpjekjes për ta arrestuar.

Për ngjarjen tragjike, ka folur nëna e viktimës, e cila për mediat atje deklaroi se vajza e saj kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të sjelljes obsesive të ish-partnerit.

“Ishte i çmendur pas saj, deri në pikën e fiksimit. Ajo më thoshte shpesh se duhej të largohej prej tij,” – ka treguar e ëma me lot në sy.

Savannah Kulla ishte nënë e katër fëmijëve, tre djemve dhe një vogëlusheje 1-vjeçare, dhe njihej si një grua punëtore dhe shumë e përkushtuar ndaj familjes.

Autoritetet kanadeze e kanë cilësuar rastin si një vrasje që ka ndodhur për shkak të dhunës në familje, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada.

kanada

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje