Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

”Transferim i kundërligjshëm dhe emërim pa procedurë”, Drejtori i pellgjeve lumore Fatos Qerimi kërkon hetime ndaj ministres Fitore Pacolli

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 15:39
”Transferim i kundërligjshëm dhe emërim pa procedurë”, Drejtori i pellgjeve lumore Fatos Qerimi kërkon hetime ndaj ministres Fitore Pacolli

Drejtori i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Fatos Qerimi, ka ngritur akuza serioze për ndërhyrje politike dhe shkelje të ligjit në shërbimin civil.

Përmes një shkrimi në Facebook, Qerimi ka bërë të ditur se ka pranuar përmes emailit një vendim për transferimin e tij në një pozitë tjetër, të cilin e cilëson si të kundërligjshëm.

Sipas tij, vendimi bie ndesh me Ligjin për Zyrtarët Publikë, konkretisht nenin 65, paragrafi 4, që parasheh se transferimi i përhershëm nuk mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit.

“Një pëlqim i tillë nga ana ime nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë në asnjë moment. Për rrjedhojë, ky vendim është juridikisht i pazbatueshëm”, ka theksuar ai.

Tutje, Qerimi ka bërë të ditur se përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga ministrja Fitore Pacolli është njoftuar për emërimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, pa përfunduar asnjë procedurë ligjore për lirimin e tij nga detyra, ku edhe ka kërkuar hetime ndaj saj.

Postimi i plotë i tij:

MJAFT ËSHTË MJAFT REAGIM PUBLIK NDAJ VEPRIMEVE TË KUNDËRLIGJSHME DHE NDËRHYRJEVE POLITIKE NË SHËRBIMIN CIVIL Të nderuar qytetarë, Dje kam pranuar përmes emailit një vendim për transferimin tim në një pozitë tjetër, vendim i cili është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zyrtarët Publikë, konkretisht me nenin 65, paragrafi 4, i cili përcakton qartë se transferimi i përhershëm i një zyrtari publik nuk mund të bëhet pa pëlqimin paraprak të tij. Një pëlqim i tillë nga ana ime nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë në asnjë moment. Për rrjedhojë, ky vendim është i kundërligjshëm dhe juridikisht i pazbatueshëm. Po ashtu, përmes një postimi publik në Facebook nga Ministrja Fitore Pacolli, jam njoftuar për emërimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, ndonëse ndaj meje nuk është zhvilluar asnjë procedurë ligjore për përfundimin e mandatit apo lirimin nga detyra, sipas legjislacionit në fuqi. Fakti që emërimi i ushtruesit të detyrës është bërë publikisht edhe para përfundimit të çdo procedure ligjore dhe administrative ndaj meje, dëshmon qartë për ndërhyrje politike të kundërligjshme në shërbimin civil dhe në funksionimin e administratës publike. Kam mbi 22 vite karrierë në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, që nga viti 2005, duke i shërbyer shtetit me profesionalizëm, integritet dhe pa asnjë njollë në detyrë. Vij nga fshati heroik i Gllogjanit, nga një familje që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Familja ime ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dy heronj të kombit Arben dhe Luan Qerimaj si dhe me invalidët e luftës Naim dhe Mehmet Qerimaj. Për këtë arsye, nuk mund të hesht përballë padrejtësive, presioneve politike dhe shkeljeve të ligjit. Konsideroj se këto veprime përbëjnë shkelje serioze të parimeve kushtetuese të ligjshmërisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit në administratën shtetërore, si dhe ngrejnë dyshime të bazuara për konsumim të elementeve të veprës penale lidhur me ushtrimin e ndikimit të kundërligjshëm dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Për këtë arsye, i bëj thirrje publike Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet ndaj Ministres dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë proces të kundërligjshëm, me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë, integritetit të shërbimit civil dhe parimeve të shtetit juridik. Askush nuk është mbi ligjin. Me respekt, ___________________________________________________________________________ Mr.sc. Fatos Qerimi Drejtor i Autoritetit Rajonal te Pellgjeve Lumore

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit