Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Transformimi i Kardiologjisë, ambasadori i Luksemburgut: Po shpëtohen jetë

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 10:58
Transformimi i Kardiologjisë, ambasadori i Luksemburgut: Po shpëtohen jetë

Këtë të mërkurë është përuruar transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte kryeministri Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në fjalën e tij, ambasadori Dietz tha se falë këtyre investimeve po shpëtohen jetë njerëzish, për çka u shpreh mirënjohës.

“Luksemburgu veproi shpejt, dhe në gusht filluam renovimin. Renovimi ka përfunduar në nëntor, dhe mijëra pacientë janë trajtuar. Po shpëtohen jetë njerëzish, kjo është e rëndësishme”, tha Dietz.

Ai shtoi se Luksemburgu dëshiron të vazhdojë të investojë në mirëqenien shëndetësore, sidomos në fushën e kardiologjisë.

Ndërsa Kurti dhe Vitia u shprehen tejet falënderues për arritjet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Eric Dietz

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona