Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 20:18
Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete

Policia Federale gjermane i ndaloi gjatë një kontrolli kufitar në autostradën A96, pasi konstatoi se asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të hyrë në vend.

Tre shtetas të Kosovës janë ndaluar nga Policia Federale gjermane gjatë një kontrolli kufitar, pasi u konstatua se nuk i plotësonin kushtet për hyrje në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Kontrolli u zhvillua më 7 tetor në pikën kufitare Hörbranz, në autostradën A96, ku tre kosovarët po udhëtonin me autobus nga Roma drejt Frankfurtit. Sipas policisë, ata udhëtonin të pavarur nga njëri-tjetri dhe pas verifikimeve, të treve iu refuzua hyrja në Gjermani.

Dy prej tyre kishin probleme me dokumentet e qëndrimit. Njëri, 37 vjeç, posedonte një leje qëndrimi italiane që kishte skaduar në janar të vitit 2026, ndërsa një 30-vjeçar paraqiti një leje qëndrimi gjermane, e cila kishte skaduar në prill të vitit 2025.

Rasti i tretë tërhoqi vëmendjen gjatë kontrollit të mjeteve të udhëtimit. Kosovari 37-vjeçar deklaroi se synonte të qëndronte vetëm dy ditë në Gjermani, por policia konstatoi se ai kishte vetëm pesë euro para të gatshme dhe në valixhe mbante rroba pune.

Sipas Policisë Federale, ndaj të tre shtetasve të Kosovës janë iniciuar procedura penale, ndërsa autoritetet kanë vendosur t’ua refuzojnë hyrjen në territorin gjerman.

Gjithsej 12 persona u kthyen mbrapsht në kufi

Gjatë kontrolleve të zhvilluara po atë ditë, policia gjermane identifikoi gjithsej 12 shtetas të huaj që nuk i plotësonin kushtet e hyrjes në vend.

Në mesin e tyre ishte edhe një familje afgane me pesë anëtarë. Edhe në këto raste, autoritetet vendosën refuzimin e hyrjes, ndërsa për njërin nga personat ishte planifikuar kthimi me avion në vendin e origjinës

gjermanikishtehyrja

Të ngjashme

Dikur i lutej për bashkëpunim Fidan Jupollit, sot e sulmon me karikaturë: Moderatori ia kujton mesazhet

Dikur i lutej për bashkëpunim Fidan Jupollit, sot e sulmon me karikaturë: Moderatori ia kujton mesazhet

20:46
Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin

Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin

09:38
Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: Kemi rezerva të thella

Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: Kemi rezerva të thella

07:50
Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president

Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president

21:18

Më shumë nga Lajme

  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës
  • 21:06Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme
  • 20:51Tafë Çeku rrëfen si u pIagos gjatë Iuftës Agron Haradinaj: I dilte gja’k nga goja, me gjasë ka qenë i heImuar e ndoshta ka qenë shkaktar edhe i vdekjes së tij
  • 20:17Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar
  • 19:4454-vjetori i themelimit, Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë