Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 03:34
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Tre persona janë privuar nga liria pasi dyshohen për kontrabandë me mallra në zonën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, kur zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri, duke vepruar sipas Planit Operativ për parandalimin, zbulimin dhe kapjen e personave që kryejnë kontrabandë përmes kufirit shtetëror, kanë ndërhyrë në zonën e fshatit Bllacë, konkretisht në vijën kufitare ndërmjet fshatit Bllacë dhe Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit, janë privuar nga liria N.B. (27), H.B. (26) dhe E.Xh. (21), të gjithë nga fshati Bllacë.

Të dyshuarit janë kapur duke ngarkuar mall kontrabandë, i futur në mënyrë të paligjshme nga Kosova, në një automjet transportues “Mercedes Vito” me targa të Shkupit dhe në një automjet udhëtarësh “Hyundai” pa targa regjistrimi.

Policia ka bërë të ditur se automjetet dhe malli janë sekuestruar, ndërsa është njoftuar prokurori publik.

Më shumë nga Lajme

  • 11:28Nuk luajti në asnjë ndeshje, reagon Leard Sadriu: Një nder që s’harrohet!
  • 11:21Haziri paralajmëron deputetët: S'largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë
  • 11:15“E përfundoi misionin e tij” – Ramush Haradinaj largohet nga Kuvendi sapo votohen ndryshim-plotësimet për ligjin për Specialen
  • 11:15Cilat parti e votuan Ligjin për Specialen?
  • 11:04Kuvendi miraton Projektligjin për Specialen në lexim të parë