Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre shqiptarë mes viktimave – të tjera detaje pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese të premten në Athinë

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 16:17
Tre shqiptarë mes viktimave – të tjera detaje pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese të premten në Athinë

Mediat amerikane raportojnë se katër nga gjashtë viktimat e shpërthimit tragjik të premten në Athinë janë nga Nju Jorku.Dhe madje, po sipas tyre, bëhet fjalë për tre persona me prejardhje shqiptare.

Siç theksojnë mediat e huaja, ndër viktimat ishin Florida Hoxha dhe Ian Kirkpatrick që ishin martuar në gusht dhe kishin udhëtuar drejt Greqisë, ku vëllai i saj, Florin Hoxha, po i kalonte pushimet me bashkëshorten e tij, Erisa Cani, e cila ishte shtatzënë.Ngjarja ndodhi të premten në lagjen historike Plaka, pranë Akropolit, ku një ndërtesë u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm.

Mediat raportojnë se dy çiftet duhej të dilnin nga apartamenti në orën 11:00 dhe të merrnin një fluturim për në Shtetet e Bashkuara në orën 16:00. Ata ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi, rreth orës 07:30.Ndërkohë ishte raportuar se dy viktimat e tjera ishin një burrë britanik dhe bashkëshortja e tij greke, të cilët jetonin në katin e sipërm të ndërtesës.

Autoritetet greke dyshojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ndërsa hetimet përfundimtare janë ende në zhvillim.Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth dhe dy gra në një objekt fqinj mbetën të plagosura.

Ekipet e shpëtimit punuan për më shumë se një ditë mes rrënojave për të nxjerrë trupat e viktimave

premtenviktimavetjera

Më shumë nga Lajme

  • 17:48Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte
  • 17:47Abrashi i VV’së për nismën e PDK’së: S’e kam paramenduar që do të vinte koha t’i përmendi miqtë ndërkombëtar
  • 17:44Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet
  • 17:43Abrashi i VV’së për nismën e PDK’së: S’e kam paramenduar që do të vinte koha t’i përmendi miqtë ndërkombëtar
  • 17:28Vdes ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt