Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të katër personave në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, tha se rasti është raportuar sot rreth orës 05:00 në Stacionin Policor në Deçan, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Bëhet e ditur se gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, për të cilën dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu, janë gjetur edhe dy gëzhoja fisheku.

