Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 18:13
Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi

Tre vjet pas sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka ritheksuar nevojën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës.

Në një qëndrim të publikuar me rastin e trevjetorit të sulmit të 24 shtatorit 2023, MEPJ thekson se përgjegjësit për “planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e sulmit” duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa të gjitha rrethanat e ngjarjes duhet të hetohen dhe të zbardhen plotësisht.

“Domosdoshmëria mbetet e njëjtë: llogaridhënie e plotë”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Sipas Tiranës zyrtare, sulmi në Banjskë nuk duhet parë vetëm si një sulm ndaj Policisë së Kosovës, por edhe si një goditje ndaj rendit juridik dhe përpjekjeve për paqe e stabilitet në rajon.

“Sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm një sulm ndaj forcave policore të Kosovës. Ai ishte një sulm ndaj sundimit të ligjit, ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe ndaj përpjekjeve për ndërtimin e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe normalizimin e marrëdhënieve në rajon”, thuhet në deklaratë.

MEPJ paralajmëron se mungesa e përgjegjësisë për akte të tilla mund të dërgojë një mesazh të gabuar në rajon, veçanërisht ndaj atyre që synojnë të sfidojnë paqen përmes dhunës dhe frikësimit.

“Lejimi që akte të tilla të mbeten pa përgjigje do t’u dërgonte mesazhin e gabuar atyre që synojnë ta minojnë paqen përmes dhunës dhe frikësimit”, thekson Ministria.

Në deklaratë, Shqipëria e lidh drejtpërdrejt çështjen e llogaridhënies me proceset e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në rajon. Sipas MEPJ-së, drejtësia nuk duhet të shihet si pengesë për dialogun, por si një nga kushtet mbi të cilat mund të ndërtohet besimi ndërmjet palëve

“Drejtësia nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë pengesë për dialogun”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë, e cila shton se ajo është “një nga themelet thelbësore” për një dialog të besueshëm, besim të ndërsjellë dhe pajtim afatgjatë.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në përleshjet që pasuan u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës u plagosën. Shqipëria e kishte dënuar sulmin dhe kishte kërkuar vendosjen e autorëve para drejtësisë edhe në deklarimet e saj zyrtare pas ngjarjes.

ndajvjetbanjska

Të ngjashme

Son tregon klasin, shënon supergol me Korenë ndaj Ekuadorit

Son tregon klasin, shënon supergol me Korenë ndaj Ekuadorit

16:01
Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet

Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet

14:07
Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit

Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit

21:23
Nuk ka rëndësi mosha, Ronaldo do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Uellsit!

Nuk ka rëndësi mosha, Ronaldo do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Uellsit!

18:31

Më shumë nga Lajme

  • 18:43Mbi 3 mijë shërbime logopedike në QKUK gjatë periudhës janar–shtator
  • 18:41Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës
  • 18:41Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit
  • 17:54Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda