Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tregu i lirë i energjisë – Çka do të ndodh me bizneset pas korrikut?

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 09:56
Tregu i lirë i energjisë – Çka do të ndodh me bizneset pas korrikut?

ZRRE-ja sqaroi se afati 60-ditor i furnizimit të përkohshëm do të përfundojë më 30 korrik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se sikur ta kishim pasur Kuvendin e Kosovës, sikur ta kishim pasur Komisionin për ekonomi dhe energjetikë, bizneset nuk e kishin vuajtur këtë sfidën me tregun e lirë të energjisë, të cilën po e ka sot me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

“ZRRE-ja duke mos i pasur institucionet po i detyron bizneset me dhunë që të dalin në tregun e lirë apo edhe të lidhin kontrata jashtë vullnetit të tyre. Mirëpo, dihet se në fushën e drejtësisë që marrëveshjet lidhen me vullnetin e dy palëve. Në këtë rast nuk po lidhen me vullnetin e dy palëve, mirëpo po urdhërohet që të lidhen këto marrëveshje”, tha për EO, Rafuna.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës përsëriti kërkesën që procesi i liberalizimit të tregut të energjisë të pezullohet deri më 1 shkurt 2026.

Aktualisht, kompanitë e mëdha private po furnizohen nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Pas skadimit të këtij afati, ky furnizues nuk ka më të drejtë ligjore të ofrojë energji për këto kompani.

Periudha 60-ditore e mbështetjes nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ka nisur më 1 qershor, kur ka hyrë në fuqi vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro janë të detyruara të kalojnë në tregun e hapur të energjisë, duke zgjedhur vetë një furnizues të licencuar. Kjo do të thotë se ato do të kalojnë në furnizim me çmime, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

ZRRE-ja dhe KEK-u, si institucione përgjegjëse, u kanë bërë thirrje të gjitha bizneseve që sa më shpejt të kontaktojnë furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë kontratë të re për furnizim, për të shmangur ndërprerjen e energjisë.

Në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për furnizim me energji elektrike, ndërsa tri të tjera janë në proces të licencimit.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
  • 21:03Gërmimet në Zubin Potok, Gara: Mostrat biologjike dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
  • 21:02Koci kërkon ndërhyrjen e shtetit për arrestimet në Serbi: Duhet të koordinohemi për mbrojtjen e qytetarëve tanë
  • 21:02​Kurti – sportistëve para Lojërave Mesdhetare: Shkoni me krenari, Kosova është me ju
  • 20:35Me flamur të Serbisë në krah, ky është serbi që u arrestua sot nga Policia e Kosovës