Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trendafilova i kthen përgjigje Kuvendit për Rezolutën për Specialen, nuk thotë gati asgjë

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 16:25
Trendafilova i kthen përgjigje Kuvendit për Rezolutën për Specialen, nuk thotë gati asgjë

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni i janë përgjigjur Deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Rezolutën e miratuar në Parlament më 12 shkurt në lidhje me procedurat në Hagë. Përgjigja e gjykatëses bullgare në fakt nuk adreson shqetësimet e deputetëve në vetëvete por jep garanci të cilat bien poshtë me atë që ka ndodhur deri tani në proceset në Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ua ka dërguar deputetëve përgjigjen e Trendafilovës dhe të njëjtën e ka siguruar të plotë VOX Kosova.

“Korniza ligjore që rregullon Dhomat e Specializuara, siç është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përfshin standarde ndërkombëtarisht të njohura të të drejtave për një gjykim të drejtë dhe garanci të fuqishme për pavarësinë gjyqësore. Të gjithë personat që paraqiten para Dhomave të Specializuara, qofshin të dyshuar, të akuzuar apo viktima, mund të shfrytëzojnë mjetet juridike të parashikuara në këtë kornizë ligjore, përfshirë edhe referimet në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës. Kjo e fundit, si dhe panelet penale, kanë zbatuar vazhdimisht Kushtetutën e Kosovës dhe kanë ndjekur jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke siguruar kështu përputhje të plotë me parimet e vendosura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ndër të tjera Trendafilova

Përveç tjerash, për Trendafilovën, në vend se të merret me përmbajtjen e Rezolutës, ishte më e rëndësishme ta uronte Albulena Haxhiun për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit.

“Gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për të përcjellë urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj të fundit si Kryetae e re e Kuvendit. Ky post i dalluar bart përgjegjësi të rëndësishme brenda kornizës kushtetuese të Kosovës dhe ju uroj suksese në ushtrimin e mandatit tuaj të ri”, i ka shkruar Trendafilova – Albulena Haxhiut.

DOKUMENT:

Artikulli në përditësim…

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona