Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Mitrovicës së jugut, gjatë fundjavës kanë konfiskuar tri armë zjarri për të shtëna në ahengje.
Dy armë zjarri janë konfiskuar ne Vushtrri, ndërsa një tjetër në Skenderaj, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.
Armët dhe municioni i ndryshëm janë proceduar si dëshmi materiale ne raste.
