Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar sulmet e reja të Izraelit në Rripin e Gazës, duke deklaruar se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, asgjë nuk do ta rrezikojë armëpushimin e arritur.
Duke folur me gazetarët para udhëtimit për në Korenë e Jugut, ai tha se sulmi izraelit ishte plotësisht i justifikuar.
“Vranë një ushtar izraelit. Izraelitët u kundërpërgjigjën. Dhe duhej të kundërpërgjigjeshin,” tha 79-vjeçari.
Lideri amerikan shtoi gjithashtu se Hamasi duhet të sillet “me mirësjellje”, raporton Times of Israel .
“Hamasi është një pjesë shumë e vogël e paqes në Lindjen e Mesme dhe ata duhet të sillen mirë. Thanë se do të jenë të mirë, dhe nëse janë të tillë, do të jenë të lumtur; por nëse nuk janë, do të zhduken,” pohoi ai.
