Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trump mesazh të drejtpërdrejtë iranianëve: Mos u ndalni, ndihma po vjen

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 17:11
Trump mesazh të drejtpërdrejtë iranianëve: Mos u ndalni, ndihma po vjen

Presidenti Donald Trump u ka dërguar një mesazh të prerë protestuesve iranianë, duke u zotuar se “ndihma po vjen” dhe duke kërcënuar regjimin e Teheranit me pasoja të rënda për shtypjen e përgjakshme të revoltave.

Përmes një reagimi në rrjetin Truth Social, Trump u bëri thirrje patriotëve iranianë që të mos ndalen, të marrin nën kontroll institucionet e tyre dhe të mbajnë shënim emrat e dhunuesve, pasi sipas tij, ata do të paguajnë një çmim të lartë.

Ai njoftoi gjithashtu se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e qytetarëve.

Ky reagim i ashpër vjen në një moment kritik, ndërkohë që grupet e të drejtave të njeriut raportojnë se regjimi pritet të ekzekutojë një protestues këtë të mërkurë. Situata në vend mbetet tepër e tensionuar, me raportime që flasin për rreth 2 mijë persona të vrarë gjatë demonstratave që kanë përfshirë kombin.

Për shkak të kësaj dhune, Uashingtoni u ka kërkuar të gjithë shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Irani. Ndërkohë, pas një bllokimi total të komunikimeve, autoritetet iraniane kanë lehtësuar disi masat duke lejuar telefonatat me jashtë, por kontrolli mbi internetin mbetet i rreptë.

Më shumë nga Lajme

  • 19:24Kurti sërish thërret konferencë për media
  • 19:23Rriten forcat, njësitet policore vijnë me autobusë nga komunat tjera
  • 19:07Sërish thirret protestë për orën 21:00, Haziri: Të gjithë në shesh, pa dallime e pa përçarje
  • 19:04Aksident në mes një veture dhe autobusi në Prishtinë
  • 18:58Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore