KRU “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.
Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë
KRU “Prishtina” njofton se zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.
