Një 28-vjeçar francez është gjetur i vdekur në rrugën “Butrinti” në qytetin e Sarandës rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Referuar njoftimit të policisë, dyshohet se 28-vjeçari me iniciale M. F., ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu francez ka humbur jetën.