Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Turizmi shqiptar humb shkëlqimin, 121 mijë turistë nga Kosova më pak

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 20:04
Turizmi shqiptar humb shkëlqimin, 121 mijë turistë nga Kosova më pak

Nga 23% në vetëm 3,5% rritje – turizmi shqiptar në rënie alarmante

Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.

Gjatë periudhës janar–korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ndikimin më të madh në rënien e turizmit e ka pasur Kosova me 121 mijë shtetas më pak.

“ … nuk janë shumë optimiste në qoftë se ne bazën e zhvillimit ekonomik, të rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë 2025-ës e kishim bazuar kryesisht te turizmi, ” thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

“ Ky stanjacion, pra, fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon te turizmi ynë, ” shton kolegu i tij, Fatos Çoçoli.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, disa nga faktorët e këtij fenomeni janë mungesa e infrastrukturës dhe çmimet e larta.

“ Janë problematika që përmenden ndër vite në Shqipëri: aspekti i mungesës së infrastrukturës, e cila vazhdon të lërë për të dëshiruar; mbeturinat vazhdojnë akoma të digjen në mënyrë spartane, ” shprehet z. Muço.

“ Është e pafalshme që çmimet mesatarisht të këtij sezoni turistik veror, sidomos në Jug, të jenë rritur me 12–20 për qind. Duhet ta shikojmë politikën tonë të çmimeve. Ajo po na i mban larg të huajt që na vijnë për të na vizituar ” , thekson eksperti Çoçoli.

Por a mund të bënte më shumë qeveria në këtë sektor?

“ Kam përshtypjen që këtu nuk është faji i qeverisë. Qeveria mund ta formalizojë sektorin. Sektori i turizmit është sektor që vuan nga një informalitet relativisht i lartë. Për pjesën që abuzohet me çmimet apo me shërbimin nuk është faji i qeverisë, ” thotë z. Muço.

Edhe për muajin korrik, shifrat kanë qenë jopremtuese, me një rritje prej 0,3% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë./RTSH

Më shumë nga Lajme

  • 21:46Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti
  • 21:46Rexhaj: Nuk e di a mundet me u tërheqë lënda në Kushtetuese – s’i bën mirë Kosovës e as atyre që janë në Hagë kjo shtyrje VV-PDK
  • 21:43Christopher Hill pas verdiktit në Hagë: U çudita dhe u zhgënjeva shumë nga dënimi i Thaçit
  • 21:42Haziri në natën e gjashtë të protestës: Ky shesh nuk kërkon ndarje, kërkon bashkim – na ka bashkuar UÇK-ja
  • 21:41“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime