Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

U arrestua për pesë vepra penale – 1 muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se sulmoi KFOR’in në Zveçan

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 16:45
U arrestua për pesë vepra penale – 1 muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se sulmoi KFOR’in në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për pesë vepra penale; bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve.

Në njoftim shtohet se gjykata ka vlerësuar se se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë.

Komunikata:Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.M. për shkak të dyshimit se ka kryer pesë vepra penale

Prishtinë, 18 Gusht 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve.Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.M., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

penalendajpesë

Të ngjashme

GOOOOOOL! Kosova në epërsi ndaj Austrisë

GOOOOOOL! Kosova në epërsi ndaj Austrisë

19:31
U kërkua për dy vepra penale, Policia e arreston  personin e dënuar me 4 vjet burgim

U kërkua për dy vepra penale, Policia e arreston personin e dënuar me 4 vjet burgim

12:28
Liburn Aliu: Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj meje

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj meje

11:39
Bëhet garë e nxehtë te grupi i Shqipërisë, Bjellorusia fiton thellë ndaj San Marinos

Bëhet garë e nxehtë te grupi i Shqipërisë, Bjellorusia fiton thellë ndaj San Marinos

20:36

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër