Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

U.D. Kryeprokurorja ishte prokurore në rastin e Donjeta Pajazitajt, reagon vëllai i saj

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 20:01
U.D. Kryeprokurorja ishte prokurore në rastin e Donjeta Pajazitajt, reagon vëllai i saj

Caktimi i prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj si ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Prokurorinë Themelore të Pejës ka nxitur reagimin e menjëhershëm të familjarëve të Donjeta Pajazitajt.

Emërimi i saj erdhi pas suspendimit të kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, masë kjo e ndërmarrë pas lëshimeve dhe dështimeve institucionale në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra mizorisht nga ish-kunati i saj.

Mirëpo, ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt. Përmes një reagimi ai ka shprehur revoltën ndaj ngritjes në detyrë të Dishaj-Haxhosajt, duke kujtuar se ajo kishte qenë prokurore pikërisht në dosjen e motrës së tij, një proces që, edhe pas shumë vitesh nga vrasja makabre, ka mbetur pa drejtësi përfundimtare.

“Në vend që të bëhet thirrje për #Drejtësi, ky vendim po e thellon edhe më shumë mosbesimin tim ndaj sistemit të drejtësisë! Si është e mundur që Valbona Disha Haxhosaj të emërohet në krye të prokurorisë, ndërsa rasti i motrës sime, Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vjetësh ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar?”, ka shkruar Pajazitaj.

Ai ka thënë se kush duhet të japë përgjegjësi për tërë këto vite.

“Kush do të japë përgjigje për këto vite pritjeje? Kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës? Kërkoj transparencë, llogaridhënie dhe sqarime konkrete nga institucionet përkatëse. Familja ime ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur me rastin e motrës sime.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook

donjetapajazitajtprokurore

Të ngjashme

Vëllai i Donjeta Pajazitaj pjesë e protestës, kritikon institucionet që s’i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt

Vëllai i Donjeta Pajazitaj pjesë e protestës, kritikon institucionet që s’i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 21:19Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje
  • 21:16Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen
  • 20:21Panduri: Një biznesmene ka marrë përsipër shlyerjen e kredisë së Arlinda Zekajt
  • 20:09Raportohet për alarm për bombë në Radio Televizionin e Serbisë
  • 20:05Rama sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë vijon të jetë para Kryeministrisë