Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U intervistuar nga Policia, deklarohet Sllamniku: Unë vetëm jap mendim

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 10:41
U intervistuar nga Policia, deklarohet Sllamniku: Unë vetëm jap mendim

Organet e sigurisë dhe të drejtësisë janë aktivizuar lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të ashtuquajturit konspiracionist, Arianit Sllamniku.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë.

Indeksonline ka kontaktuar me Arianit Sllamnikun, i cili ka konfirmuar se është intervistuar nga Policia e Kosovës. Ai ka shpjeguar versionin e tij lidhur me raportimet e bëra ndaj tij.

Sipas Sllamnikut, dyshimet kanë ardhur nga disa prindër që, sipas tij, kanë reaguar pa e provuar më parë te fëmijët e tyre atë që ai ka sugjeruar.

“Një nënë, a dy, kanë dyshuar në protokollin tim, pa e provuar te fëmijët e vet. Me dhënë mendim a duhet me u licencu? Unë kam zyre të konsulencave, bëj aktivitetet e mia, jam në televizione. Aty i bëj analizat e mia politike, gjeopolitike dhe ekonomike,” ka deklaruar ai.

Sllamniku ka shtuar se kohët e fundit qytetarët e kanë kontaktuar edhe për çështje shëndetësore, ku ai, sipas tij, ka dhënë vetëm mendime dhe sugjerime.

“Unë vetëm jap mendim: ‘Bleje këtë, merre këtë, jepja këtë, bëja këtë’. Janë sugjerime. Sa i përket raportimeve se ilaçi ishte për kafshë, unë kam sugjeruar ‘Fenbendazole antiparasitic’. I njëjti bari përdoret edhe kundër kancerit,” ka thënë ai.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë konfirmuar zyrtarisht se me datë 20 janar 2026 kanë autorizuar Policinë e Kosovës për veprime hetimore.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 20 janar 2026, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin për të cilin jeni interesuar. Prokuroria Themelore në Gjilan do t’ju mbajë të informuar për veprimet e mëtejshme. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Arianit Sllamniku

Më shumë nga Lajme

  • 21:07Gjini: Qëndrimi i Aleancës ndaj bllokadës është plotësisht i drejtë, Avni Arifi caktohet koordinator
  • 21:03“Dyfytyrësi e hipokrizi”, Mushkolaj: VV-ja vetë ka folur për “popull serb” në Kosovë
  • 21:03102 ditë protestë në Tiranë
  • 21:00Haliti i kundërpërgjigjet Hotit: E shkeli marrëveshjen, tash po tenton t’ua lërë fajin të tjerëve
  • 20:57“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në