Pas zhvillimeve të bujshme të përleshjes me Joz Markun, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, është rikthyer me aktivitetet e tij në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, teksa pozonte pranë një makine luksoze.
Sidoqoftë, ai nuk e ka bërë të ditur lokacionin e tij, ndryshe nga hera e kaluar, ku publikoi një fotografi nga St. Tropez.


Foto: Edi Kuçi / Instagram
Rikthimi i Edit në rrjetet sociale vjen pas një distancimi që kishte bërë ai para më shumë se një jave, kur mbylli përkohësisht llogarinë e tij në Instagram.
Ish-banori i BBVK-së kishte mbyllur Instagramin pas përleshjes me Joz Markun, ngjarje që ka bërë bujë në medie këtë muaj, derisa gjykata tashmë i ka caktuar këtij të fundit masën e arrestit shtëpiak.
Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.