Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uka: Liridona Ademaj nuk e vrau veten, provat tregojnë se është ekzekutuar

GD
Gazeta Demos6 tetor 2025 në 10:47
Uka: Liridona Ademaj nuk e vrau veten, provat tregojnë se është ekzekutuar

Në seancën gjyqësore që po zhvillohet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, mjeku ligjor Naim Uka deklaroi para trupës gjykuese se ekzaminimet mjekoligjore kanë konfirmuar se ajo është vrarë dhe jo që vetë ka kryer aktin.

Ai theksoi se pas ekzaminimit të kujdesshëm të trupit është përjashtuar mundësia që ajo të ketë përdorur armë: “Liridona s’ka bërë vetëvrasje”.

Sipas Uka-s, në raste të ngjashme, kur nuk ka të dhëna paraprake nga vendi i ngjarjes, bëhen ekzaminime të hollësishme të shuplakave të duarve të të ndjerës për të identifikuar praninë e faktorëve plotësues të qitjes.

“Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimet e duarve të të ndjerës … është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje.”

Ai shtoi se mungesa e një gjendje të njohur si “shtangim kataliptik i gishti tregues” është prova shtesë që mbështet këtë konstatim.

Më shumë nga Lajme

  • 11:39Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time, se s'i kam premtuar pak
  • 11:32Ramadani: Askush nuk po ia konteston VV-së fitoren, por do të jetë e fundit për ta
  • 11:27Përfundon konferenca, deputetët e PDK-së dhe AAK-së dalin nga salla e Kuvendit
  • 11:20Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën, jemi në krizë institucionale
  • 11:09Kërkesa për seancë konstituive, deputetët e PDK-së e AAK-së vijnë në Kuvend