Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uran Ismaili me aktivistë të shumtë shpërndan numrin e radhës të gazetës me thirrjen për ndryshim në Prishtinë

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 12:10
Uran Ismaili me aktivistë të shumtë shpërndan numrin e radhës të gazetës me thirrjen për ndryshim në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka shpërndarë numrin e gjashtë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”. Bashkë me një grup të madh kandidatësh për Asamble dhe vullnetarë, shpërndarja nisi në lagjen Qafa.

Ky numër mban titullin “Koha për Ndryshim”, ku fokusi është te problemi i mbeturinave dhe papastërtisë në kryeqytet. Në editorialin e tij, Ismaili thekson se Prishtina ka nevojë për transparencë dhe për një kryetar që merr përgjegjësi, duke e përsëritur zotimin e tij: “90% e premtimeve të përmbushura ose s’kërkoj më votë!”

Në këtë edicion janë trajtuar gjithashtu zgjidhjet për disa prej lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit – Tophane, Muhaxherë, Kalabri, Matiçan, Ulpianë dhe Barilevë – ku paraqiten projektet konkrete dhe identifikuese që adresojnë nevojat e qytetarëve në këto zona.

Gazeta sjellë edhe një editorial nga arkitektja dhe urbanistja Eliza Hoxha, e cila flet për barazinë gjinore në qytet dhe nevojën për rrugë të ndriçuara, transport publik të qasshëm dhe hapësira gjithëpërfshirëse që u shërbejnë grave dhe vajzave.

Ashtu si çdo javë, lexuesit do të gjejnë edhe rubrikat e rregullta si fjalëkryqin, karikaturën dhe “Renderat e harruar”.

Numri i plotë i gazetës mund të lexohet online në: https://kohaperprishtinen.com/wp-content/uploads/2025/09/gazeta-javore-6.pdf

Postimi i plotë;

Më shumë nga Lajme

  • 09:45Aksident tragjik në Durrës, tre të vdekur
  • 09:44Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor
  • 09:42Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç
  • 09:37KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru
  • 09:35Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës