Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Urdhërarresti për sjellje me detyrim në seancë, Fitore Pacolli mbërrin në Gjykatë

GD
Gazeta Demos31 tetor 2025 në 09:57
Urdhërarresti për sjellje me detyrim në seancë, Fitore Pacolli mbërrin në Gjykatë

Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli, siç njofton gazetari i GazetësDemos, Pleurat Salihu, ka arritur në Gjykatë, atje ku pas pak pritet të fillojë seanca ndaj saj dhe ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe deputetit Salih Zyba, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim të lartëcekurve, pasi kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi kishte thënë se gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës.

“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi të KPRK-së. Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S”, tha ajo.

Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës.

Sveçla, Pacolli-Dalipi, Zyba, si dhe ish-deputetja Drita Millaku akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit.

Fitore Pacolli

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë