Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 13:24
“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Një urim në rrjetin e saj në Facebook e ka bërë edhe anëtarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila tha se të njëjtin ua përcjellë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët tha se i njohu në male, e me të cilët ka punuar, mësuar e rrugëtuar që nga dita e parë e partisë.

“Urime çlirimtarë! Disa lidhje farkëtohen në gjak e në vështirësi, aty ku jeta dhe vdekja ndajnë të njëjtin shteg dhe besimi te njëri-tjetri është gjithçka që ke. PDK-ja lindi para se të merrte emër: në mal, jo në zyrë; në vetëmohim, jo në privilegje. Në sakrificën për liri”.

“Prandaj, në këtë 27-vjetor të PDK-së, urimi im u drejtohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, burrave të cilët i njoha në male, e me të cilët kam pasur nderin të punoj, të mësoj e të rrugëtoj që nga dita e parë e partisë sonë”, shkroi mes tjerash deputetja e PDK-së.

Ajo tha se treshja që po gjykohet në Hagë barti mbi supet e veta peshën e vendimeve që ndryshuan fatin e Kosovës.

“Kjo trashëgimi është krenaria jonë dhe përgjegjësia që na udhëheq përpara”, tha më tej anëtarja e PDK-së.

Ndërkaq, ajo tregoi edhe një detaj, se edhe data e saj e lindjes përkon me datën e themelimit të PDK-së.

“Në këtë datë, që rastësisht shënon edhe një vit të jetës sime, mirënjohja shkon te njerëzit që i dhanë kuptim përkatësisë sime politike e kombëtare. Sot kujtojmë e nderojmë. Festa do të jetë e plotë kur t’ju kemi të lirë mes nesh, për të vazhduar së bashku rrugën që nisëm”.

“PDK-ja mban gjurmën tuaj. Kosova mban veprën tuaj. Ne mbajmë përgjegjësinë për ta çuar përpara. Urime, çlirimtarë! Urime, PDK! Urime të gjithë aktivistëve e mbështetësve”, përfundoi Vlora Çitaku.

urimeçlirimtarëvlora

Të ngjashme

Shiroka Pula merr urime edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut

Shiroka Pula merr urime edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut

21:42

Më shumë nga Lajme

  • 13:59Gërvalla reagon për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Duhet të parandalojmë tragjeditë e tilla
  • 13:55Ambasadori i ri amerikan në Tiranë shkon në SPAK, shfaqet krah kryeprokurorit
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:32Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës