Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ushtari i akuzuar për dhunim në Britani, Maqedonci: I kemi ngritur të gjitha komisionet që merren me këto raste

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 13:42
Ushtari i akuzuar për dhunim në Britani, Maqedonci: I kemi ngritur të gjitha komisionet që merren me këto raste

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar rreth pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se gjatë një trajnimi në Britani të Madhe ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Maqedonci tha se janë ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat për t’u marrë me rastin në fjalë, megjithatë i njëjti deklaroi se nuk ka ende një verdikt final.

“Për pjesëtarin që dyshohet për sulm seksual në Britani të Madhe, ne i kemi ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat që merren me këto lloj rastesh. Ende nuk kemi një verdikt final, dhe derisa nuk kemi një verdikt final, e kam të pamundur të jap më shumë informacione”, tha Maqedonci.

Bali Hoxha, 28-vjeçar, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është akuzuar në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.

Në media u raportia se Hoxha është nga Krajkova e Drenasit. Ai ishte nisur me një ekip ushtarësh për një trajnim disa mujor në “West Tofts Camp” në Thetford. Më 17 shtator dyshohet se i ka kryer veprat penale.

Zogaj ka pranuar përgjigje nga zyra e komunikimit të policisë në Norfolk, e cila ka konfirmuar arrestimin e tij dhe ka njoftuar se i njëjti do të paraqitet më 7 prill të vitit 2026 në Gjykatën e Kurorës në Norwich.

Derisa i njëjti, ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë